Në 80-vjetorin e sulmit nazist mbi hebrenjtë në Gjermani, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, zbuloi një rritje prej 69% të incidenteve anti-semite këtë vit.

“Jemi shumë larg çlirimit të vetes nga anti-semitizmi”, tha Philippe, duke i bërë thirrje Francës që të mos mbetet indiferente ndaj rritjes së “pamëshirshme”. Ajo që njihet si Nata e Kristaltë e vitit 1938 solli dhunë të shfrenuar kundër hebrenjve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk ka fjalë për ta përshkruar atë. Në një fjalim në sinagogën Rykestrasse në Berlin, ajo tha se nata e masakrës çoi në Holokaust dhe “prapë antisemitizmi vazhdon të lulëzojë në publik dhe në internet”.

“Fatkeqësisht është bërë pothuajse e zakonshme që çdo sinagogë, shkollë hebraike, çerdhe, restorant dhe varrezë të ruhet nga policia ose të ketë mbrojtje të posaçme”, tha Merkel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb