KOSOVË- Kryeministri i Holandës, Mark Rutte i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Telegrami iu dërgua Mustafës me rastin e zgjedhje në postin e kryeministrit.

Zyra e shtypit e Kryeministrit Mustafa bën me dije se Rutte e ka uruar për emërimin në postin e kryeministrit duke shpresuar për një qeverisje të qëndrueshme dhe udhëheqjen e vendit, drejt reformave ekonomike dhe zhvillimit socio-ekonomik.

“Populli i Kosovës ju ka besuar ju krijimin e një qeverisje të qëndrueshme dhe Ju uroj, Ju dhe Qeverisë tuaj, maturi dhe sukses në përmbushjen e detyrave të rëndësishme”, thuhet në telegramin e Rutte sipas zyrës së shtypit të kryeministrit Mustafa.

Holanda shprehet e gatshme të punojë bashkërisht me Kosovën për të forcuar marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb