Kryeministri I Hungarise Viktor Orban akuzoi të mërkurën ekzekutivin e Bashkimit Evropian për përpjekje për të rrëzuar kabinetin e tij dhe për të imponuar një “qeveri kukull” në Hungari, duke e krahasuar protestën e tij me kryengritjen anti-sovjetike të vitit 1956. Orban i cili është përplasur vazhdimisht me liderët e BE-së, së fundmi në Parlamentin Evropian në fillim të këtij muaji, tha se politikat e tij sovrane në lidhje me luftën në Ukrainë dhe migrimin ishin të papranueshme për Brukselin.
“Në Bruksel, ata njoftuan se do të heqin qafe qeverinë kombëtare të Hungarisë. Ata njoftuan se donin të instalonin një qeveri kukull të Brukselit. Ne kemi dëshmuar qindra herë se nuk trembemi nëse një perandori aktuale na shantazhon.
“Ne e dimë se ata kanë një qeveri kukull në mendje, partinë që duan të na imponojnë,” tha Orban në një fjalim nga një skenë e ngritur në Parkun Millenaris të Budapestit, duke aluduar për partinë Tisza të liderit të opozitës Peter. Magyar.
Orban akuzoi liderin e opozites hungareze Peter Magyarin se kishte ftuar të huajt për ta ndihmuar kundër hungarezëve”. Pak para fjalimit të Orbanit, një sondazh i ri tregoi se partia opozitare Tisza kishte kapërcyer partinë e djathtë të Viktor Orbanit, Fidesz per here te pare qe nga viti 2010.