IZRAEL

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka paditur kryeministrin Benjamin Netanjahu për disa raste të  korrupsionit. Akuzat përfshijnë ryshfet, mashtrimin dhe shkeljen e besimit, dhe Kryeministrit do t’i jepet mundësia për të apeluar para paraqitjes.

Netanuyahu po kërkon aktualisht një mandat të katërt radhazi si Kryeministër, dhe mohon çdo akuzë. Partia e tij, Likud, i ka cilësuar akuzat si ‘persekutim politik”. Netanjahu nga ana tjetër i cilësoi rastet  si një gjueti shtrigash dhe u tha gazetarëve se ka ndërmend të qëndrojë si kryeministër për shumë vite të tjera.

Me izraelitët të vendosur për të hedhur votat e tyre në prill, aktakuza vjen në një kohë vendimtare për Netanjahun.

Nëse akuzat janë ngritur, Netanjahu do të duhet t’u përgjigjet akuzave se ai ka marrë ryshfete nga aksionari kontrollues i Bezeq, firma më e madhe e telekomunikacionit në vend.

Ai është akuzuar gjithashtu për marrjen e dhuratave nga biznesmenë të shumtë në këmbim të favoreve politike dhe për komplotimin për të dobësuar një gazetë të lidhur me opozitën në këmbim të mbulimit më pozitiv nga një tjetër dalje konkurruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb