Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale i ka dërguar një ftesë kryeministrit Albin Kurti, duke e thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Sipas shkresës së mbërritur në zyrën e Kurtit, ai është thirrur për të dëshmuar në datën 16 dhjetor, ora 09.30.

Kryeziu tha se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, kurse sipas tij, përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës.

Thirrja Si Deshmitar
Thirrja Si Deshmitar

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb