Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski i është përgjigjur sot liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me kërkesën për Kodin e ri Penal, duke theksuar se do të miratohet Kod i ri Penal, por sipas standardeve evropiane, e jo sipas nevojave të dikujt.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në manifestimin për 102 vjetorin e ekzistencës së Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Mickoski theksoi se nuk është kundër Kodit të ri Penal, por e pyeti Filipçen se çfarë do të bëhet me këto vepra që janë të vjetruara dhe për të cilat qytetarët kërkojnë dëmshpërblim.

“Thonë se krijuan një Kod të ri Penal, por çfarë të bëjmë me ato vepra që janë të vjetruara dhe për të cilat qytetarët paguajnë dëmshpërblim, a do t’i kthejnë paratë e vjedhura për ato vepra që janë të vjetruara, sepse tani keni akte të vjetruara dhe në bazë të kësaj ata kërkojnë dëmshpërblim dhe marrin nga buxheti i shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: