Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, do të shpallë të dielën mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 prill, sipas një burimi qeveritar.
Carney, që ka marrë detyrën si pasues i Justin Trudeau, udhëheq një qeveri të pakicës dhe ka për qëllim të fitojë shumicën në Parlament përmes Partisë së tij Liberale.
Në një moment kur Kanadaja është përballur me tensione të mëdha me Shtetet e Bashkuara, Carney do të përpiqet të sigurojë qytetarët kanadezë dhe të menaxhojë sfidat ekonomike të shkaktuara nga lufta tregtare me SHBA.
Carney, i cili nuk ka përvojë politike dhe asnjëherë nuk ka shërbyer si deputet apo ministër, do të jetë nën presionin e presidentit Donald Trump, i cili ka kërkuar që Kanadaja të bashkohet me Shtetet e Bashkuara. Përvoja e tij si bankier qendror do të jetë në fokus të fushatës, e cila pritet të jetë e mbushur me shqetësime për pasojat ekonomike të konfliktit me SHBA.
(Balkanweb)