Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takohet të martën me presidentin amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur zyra e liderit izraelit.

Netanyahu pritet të niset të hënën drejt Shteteve të Bashkuara.

Dy liderët janë takuar për herë të fundit personalisht në Tel Aviv më 18 tetor, pak pas sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit, më 7 tetor.

Atë ditë, militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – kanë vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe kanë marrë peng rreth 240 të tjerë.

Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb