TOKIO- Kryeministri japonez, Shinzo Abe u shpreh mjaft i bindur për arritjen e një klime më miqësore mes shtatë fuqive të mëdha perëndimore me presidentin rus, Vladimir Putin, me synim pjesëmarrjen e Rusisë në zgjidhjen e krizave të shumta në Lindjen e Mesme.

“Ne na nevojitet angazhimi kontruktiv i Rusisë”, pohoi Abe në një intervistë të përbashkët për të përditshmen ekonomike japoneze ”Nikkei” dhe atë britanike ”Financial Times”, pasi ka përmendur luftën civile në Siri, konfliktin në Jemen si dhe krizën mes Iranit dhe Arabisë Saudite.

“Vlerësoj se është shumë e rëndësishme klima e një dialogu konstruktiv me Rusinë, me presidentin Putin”, deklaroi Abe, vendi i së cilit është i përfshirë në një mosmarrëveshje territoriale me Rusinë, pasi nuk ka nënshkruar asnjëherë asnjë traktat paqeje ku të njoftohet zyrtarisht përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Abe është shprehur i gatshëm të vizitojë Moskën ose të ftojë presidentin rus në Tokio.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: