Kryeministri japonez Shigeru Ishiba paralajmëroi të martën se tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mund të prishin, nëse jo të përmbysin, rendin ekonomik global, duke lëshuar paralajmërimin më të fortë deri tani të Tokios për dëmin që mund të shkaktojnë vendimet e Presidentit Donald Trump .

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai theksoi se Tokio do të kërkojë të gjejë gjuhën e përbashkët me SHBA-në në mënyrë që të dy vendet të mund të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në tregti dhe në çështjet e sigurisë kombëtare dhe rajonale.

“Në negociatat me SHBA-në, ne duhet të kuptojmë se çfarë fshihet pas argumentit të Trump, si në aspektin logjik, ashtu edhe në aspektin emocional. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për faktin se ajo që ka ndodhur deri më tani ka potencialin të shkaktojë përçarje në rendin ekonomik global.”  tha  Ishiba duke iu drejtuar parlamentit japonez.

Ishiba theksoi se qeveria e tij nuk po shqyrton mundësinë e përgatitjes së një buxheti suplementar në këtë moment, por është gati të veprojë menjëherë për të zbutur goditjen ndaj ekonomisë japoneze nga tarifat shtesë të SHBA.

Komentet vijnë vetëm 24 orë përpara fillimit të bisedimeve dypalëshe tregtare të enjten, me axhendën e vendosur të variojë nga tarifat në barrierat jotarifore ndaj tregtisë dhe kursit të këmbimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb