Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë u mbajtën homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që ndërroi jetë të hënën në moshën 88-vjeçare.

Në mesin e shumë personaliteteve, homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në Tiranë, Kurti shoqërohej nga disa anëtarëve të kabinetit qeveritar si: Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Donika Gërvalla- Schwarz.

Para Kurtit homazhe kanë bërë deputetët e Grupit Parlamentar të VV-së.

Ismail Kadare varroset sot në Varrezat e Tufinës në Tiranë.

Shqipëria ishte në zi kombëtare dje dhe sot, ndërsa Kosova sot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb