Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një audio, ka dhënë mesazhin e tij nga burgu në Konventën e Partisë së Lirisë.

Meta tha se kryeministri Edi Rama vazhdon që të bëjë maskaradë antikushtetuese. Kreu i PL nënvizoi se “Rama po largon një nga një gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk do mendim pakice”.

Ilir Meta: Çfarë mashtruesi. Çdo nismë e kryeministrit Edi Rama është dështim. Ka qytetarë që thonë se kjo kompani i ka lënë në mes të rrugës. Do të përmbysim modelin ekonomik që mbështet vetëm ndërtimin. Do ta ulim ndjeshëm edhe çmimin e naftës. Duhet ta përmbysim këtë regjim, që fëmijët tanë mos të kthehen në skllevër modernë në vendin e tyre. Rama po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK, që mos ketë asnjë mendim pakice, duke u kthyer në Duman-republikë. Rama po bën maskaradë antikushtetuese. Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: