TIRANE-Kryeministri Rama ka postuar sot në rrjetin social “Twitter”, një foto ku tregohet këngëtarja britanike Jessie J., e cila bëri shenjën e shqiponjës gjatë koncertit të mbrëmshëm në Tiranë me rastin e 70- vjetorit të Çlirimit.

Kryeministri Rama në postimin e tij uron një ditë të dielë qetë qytetarëve pas festës. “Mirëmengjes e kalofshi një të dielë të qetë pas festës:-)”, shkruan Kryeminsitri Rama.

Rama gjithashtu ka postuar edhe një foto ku tregon një klasë me fëmijë kinezë që bëjnë shenjën e shqiponjës dhe kanë edhe një flamur shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb