Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur qytetarëve për komentet e tyre në rrjetet sociale.

Rama i përgjigjet një komenti të një qytetari të quajtur Aurel, duke i thënë se Shqipëria sot ka ndryshuar në çdo aspekt dhe se gëzon respektin e të huajve.

“Aurel, Shqipëria tashmë ka ndryshuar, në infrastrukturë, hoteleri, siguri, pastërti dhe ka ekipe profesionale në çdo bashki. Këto i vlerësojnë edhe të huajt. Kohë e çuditshme ka ardhur me ty o miku im shqiptar. Deri dje të huajt as nuk merreshin me ne, ndërsa sot ndryshimet janë të prekshme. Çuditemi që miliona njerëz vijnë në Shqipëri. Ti thua që rrugët i dëgjojmë, por nuk i sheh.

Nuk ka të verbër më tepër se ai që nuk do të shikojë. Përfshirja e Shqipërisë në Giro D’Italia është certifikata e një Shqipërie të rilindur. Shqipëria ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare. Sot ëndrra jonë me sy hapur është realitet, se ne fitojmë falë një force të madhe popullore, që quhet PS, pa të cilën asnjë ëndërr nuk bëhet dot realitet, që të luftojmë për Shqipërinë që duam, për fëmijët tanë”, shprehet Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: