MONACO

Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me një titull të lartë nga Princi Albert i Monacos.

Rama ka qenë në Monaco ku ka marrë Kryqin e Komandantit të Urdhrit të San Charles, një titull ekuivalent i Legjionit të Nderit. Urdhri i San Charles është një urdhër kalorësi i Principatës së Monakos.

Ky urdher në veçanti mund t’u jepet të huajve. Komandanti i urdhrit të Shën Charlie vendos fashën në krah dhe fjongon në qafë. Urdhri i San Charles u krijua më 15 mars 1858 nga Princi Carls III i Monakos, i cili ia kushtoi atë shenjtorit të tij mbrojtës. Urdhri iu jepet atyre që kanë sjellë një shërbim të denjë në dobi të princit ose të principatës.

Ordre De Saint Charles Monaco
Ordre De Saint Charles Monaco
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: