TIRANE

Sonte emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka sjellë një mbrëmje të veçantë. Përveç pjesëmarrësve të përhershëm të këtij emisioni Elvis Naçi e Sidrit Bejleri me moderatoren Ola Bruko, sot në studion e News24 ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama që është ndier më se komod gjatë prezencës në studion e shqiptarëve në News24 ku tha ndër të tjera se mund të qëndronte në emision deri në mëngjes.

“Ju në këtë emision jepni shembull, emisioni ka audiencë shumë të madhe duke mos bërtitur”, tha ai.
Rama vijoi më tej duke shprehur konsideratat për emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 dhe stafin e tij.

“Më shumë më pëlqen që ju bëni bamirësi por nuk tregoni se kush i bën. Kjo është gjëja më e bukur, bëje bamirësinë por mos e përfol. Unë kam qenë në shumë studio por këtë mirësi dhe njerëzillëk nuk e kam provuar në studio të tjera. Atje futesh njeri por nuk e di çfarë del. Më ka pëlqyer shume emisioni mund të rri deri nesër”, tha kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb