Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili po shërohet pas një sulmi të fundit, është transferuar nga një spital në Banska Bystrica në kryeqytetin e vendit Bratislavë, sipas televizionit Markiza.

Sipas njoftimit, Fico është shtruar në spitalin e Shën Mëhillit në kryeqytet.

Miriam Lapunikova, drejtoreshë e Spitalit Universitar FD Roosevelt në Banska Bystrica, tha më parë se gjendja e kryeministrit po përmirësohej vazhdimisht.

“Ne besojmë se gjendja e tij shëndetësore do të vazhdojë të përmirësohet dhe procesi i rikuperimit do të shkojë shumë mirë,” tha ajo.

Një atentat për të vrarë Fico ndodhi në qytetin sllovak Handlova më 15 maj. Politikani mori disa plagë me armë zjarri dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Sulmuesi, Juraj Cintula, 71 vjeç, është akuzuar për një atentat të motivuar politikisht.

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga 25 tetori 2023. Më parë ai ka mbajtur këtë post nga 2006-2010 dhe 2012-2018. Zyrtari ka kritikuar prej kohësh strategjinë e Perëndimit për Ukrainën, duke thënë se konflikti nuk ka zgjidhje ushtarake dhe furnizimet me armë në Kiev çojnë vetëm në viktima.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb