Duhen edhe pak kohë që të nisë protesta e opozitës së bashkuar, e 9-ta në radhë, e cila do të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” kundër qeverisë, të cilën e konsideron kriminale.


Gazetarja Klodiana Lala tha për “News 24” se kjo është protesta e nëntë kombëtare. Pritet që të jetë një protestë e qetë. Lideri i opoziotës ka thënë se do të dalë në shesh me bashkëshorten dhe dy vajzat e mitura. Mbi 1700 forca policie janë instaluar që paradite.

Protesta do të nisë me marshiim nga anae protestuesve. Policia ka dhënë leje që të bëhet protestë deri në orën 22.00. Gjithçka paraqitet e qetë deri në këto momente. Kryeministria është blinduar me dyer metalike, që të mos shkatërrohet.


Të rinjtë e FRPD kanë sjellë disa paleta. Në të gjitha protestat ka pasur protestues që kanë hedhur mjete piro-teknike. Në shumicën e tyre është hedhur gaz lotsjellës. Sot një ish-zyrtar i lartë nga PD Florenc Hoxha ka lënë qelinë dhe është në arrest shtëpie.


Pak përpara se të nisë protesta, ambasadat e huaja në vendin tonë kanë bërë thirrje që të protestohet, por paqësisht. Ambasadat kërkojnë mos të ketë dhunë.

Ndërkaq, policia ka marrë masa për të mbrojtur Kryeministrinë. Makinat e policisë kanë bërë gardh para godinës kryeministrore.

(d.xh/Balkanweb)