Transferimi i emigrantëve të paligjshëm nga Italia në Shqipëri është në fokus të mediave italiane dhe shqiptare këto ditë, teksa në Shëngjin ka mbërritur dhe anija e parë me 16 emigrantë që do të strehohen në Gjadër.

Duke përshkruar vendin ku do të qëndrojnë, La Repubblica shkruan se emigrantët e parë të burgosur jashtë shtetit nga shteti italian do të mund të shohin disa katrorë qiell nga hekurat. “Dhe gjithashtu pjesë të vogla të kodrave të gjelbra me pisha dhe shkurre mesdhetare që shohin nga Gjadri, fshati shqiptar ku tani ndodhet qendra e parë e paraburgimit në një tokë të huaj në historinë e Republikës sonë”, shkruan më tej media italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas ndalet tek detajet e menaxhimit të qendrës dhe vendimin e kryeministres italiane Giorgia Meloni.
“Misioni 800 milionë euro për të cilin kryeministrja po luan gjithë prestigjin e saj ndërkombëtar, modeli që do të dëshironte të eksportonte në Europë, aktualisht përfshin njëqind e pesëdhjetë agjentë dhe ushtarë, të koordinuar nga ambasada në Tiranë dhe nga një drejtues i policisë së shtetit.
Një drejtësi në distancë e përbërë nga salla të destinuara për intervista me avokatë, televizorë të varur me të cilët mund të lidhesh me prokuroritë e Romës dhe të procedohet. Dhe shfajësim ose dënim pa shkelur kurrë në tokën e premtuar”, shkruan La Repubblica.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: