SERBI-Kryeministrja serbe, Ana Brnabic ka folur për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ajo tha se Serbia është konstruktive, ndërsa Prishtina po përpiqet të parandalojë çdo dialog serioz.

Në një intervistë për televizionin publik serb, Brnabic ka folur edhe për arrestimin e pesë serbëve në Kosovë, duke thënë se kjo nuk është praktikë e mirë.

“Kur ju keni një Beograd konstruktiv, tolerancë dhe stabilitet, në anën tjetër ju keni Prishtinën, e cila është duke u përpjekur për të parandaluar çdo dialog serioz”, ka thënë Brnabic, përcjell Telegrafi.

“Gjatë takimit me Haradinajn, i thash atij se kjo praktikë e arrestimit të serbeve nuk është e mirë. Ai u përpoq të shpjegoj se nuk është ashtu”- tha ajo, duke shtuar se është e pakuptimtë çfarë bën dhe si funksionon ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: