Partnerja homoseksuale e kryeministres serbe Ana Brnabic ka sjellë në jetë fëmijën e parë, në një rast të paprecedentë në botë për një udhëheqëse shteti. Një deklaratë zyrtare bënte të ditur se nëna që e solli në jetë, Milica Djurdjiç dhe foshnja, që thuhet se është një djalë gëzonin shëndet të mirë.

Djali është quajtur Igor nga dy nënat që janë në një lidhje homoseksuale. Zonja Brnabic, 43 vjeçe, u bë kryeministrja e parë serbe dhe njëkohësisht kryeministrja e parë homoseksuale në qershor të vitit 2017.

Emërimi i saj u pa si një lëvizje surprizë për vendin ballkanik ku nuk njihen martesat e të njëjtit seks. “Ana Brnabic është një nga kryeministrat e parë, partnerja e së cilës ka lindur gjatë kohës që është në detyrë… dhe i pari në botë në një çift të të njëjtit seks”, citon agjencia AFP zyrën e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Djurdjic, e cila punon si mjeke, ngeli shtatzënë nëpërmjet farëzimit artificial. Ajo dhe znj. Brnabic u takuan në një bar të homoseksualëve në kryeqytet, Beograd.

Serbia është shoqëri konservatore dhe homofobia është e zakonshme. Kushtetuta e vendit në mënyrë eksplicite përcakton martesën midis një burri dhe një gruaje dhe martesat civile homoseksuale nuk njihen zyrtarisht.

Çiftet e gjinisë së njëjtë janë gjithashtu të privuar nga adoptimi i fëmijëve, edhe pse një prind i vetëm mund të adoptojë pavarësisht nga orientimi seksual. Serbia ka disa ligje për të luftuar diskriminimin, pabarazinë dhe gjuhën e urrejtjes, por aktivistët argumentojnë se nuk është bërë mjaftueshëm për të zgjeruar këto të drejta ose për t’i zbatuar ato.

Kritikët kanë folur kundër znj. Brnabic, duke argumentuar se ajo nuk ka bërë mjaft për të forcuar të drejtat LGBT. Në një paradë krenarie Gay në vitin 2017, ajo nuk pranoi të thoshte nëse do të donte të legalizohej martesa e të njëjtit seks në Serbi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb