SERBI-Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka thënë se ruajtja e stabilitetit në Kosovë është prioritet kyç dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme se misioni i KFOR-it të mbetet në Kosovë, bën të ditur qeveria serbe.

Brnabiq në bisedë me senatorin amerikan Ron Johnson, e ka falëndëruar atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në procesin e integrimit evropian të Serbisë.

Johnson tha se Serbia dhe Ballkani Perëndimor janë të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë proceset e reformave në rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: