BEOGRAD- Serbia ka një politikë miqësie dhe bashkëpunimi si me vendet e Lindjes ashtu edhe me ato të Perëndimit, me Rusinë, me Bashkimin Evropian, me SHBA-në, me Kinën, me Indinë, me Emiratet e Bashkuara Arabe, me Amerikën Latine apo me Azinë duke paturr objektiv qendror anëtarësimin në Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

“Ne kemi vullnet të plotë për të ecur përpara me politikën e reformave për të modernizuar vendin dhe për të rritur mirëqenien e njerëzve”, shtoi ajo.

Duke marrë fjalën në një ceremoni për një ngjarje të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore, që përkujtonte një betejë të ushtrisë jugosllave kundër nazistëve, me ndihmën e Ushtrisë së Kuqe, Brnabiç nënvizoi se Serbia e sotme mbështetej mbi të njëjtat vlera të lirisë dhe të antifashizmit, njësoj si 73 vite më parë, raporton ata.

“Suksesi ekonomik dhe reformat kërkojnë stabilitet politik jo vetëm në Serbi, por në të gjithë Ballkanin. Pikërisht për këtë, Serbia këmbëngul në domosdoshmërinë e dialogut dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”, theksoi kryeministrja serbe, Brnabiç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb