Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar një 27 – vjeçare nga Tirana e cila para një muaji ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas. Nëpërmjet një postimi në facebook, Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për Megin e cila ishte diagnostifikuar që në lindje me probleme të theksuara renale.

“Kalvari i vuajtjeve për 27 vite me rradhë për Megin dhe familjen e saj, ka marrë fund!
Sot më tregoi se nuk e besonte kur e telefonuan për t’i thënë që është gati për ndërhyrjen pa pagesë dhe përputhshmëria me motrën që i dhuroi veshkën ishte e plotë. Fatmirësisht çdo gjë ka shkuar mirë dhe ditë pas dite Megi po i kthehet jetës normale, si bashkëmoshataret e saj”, shkruan Manastirliu.

Nga Janari, 16 pacientë kanë kryer transplantin e veshkave falas në spitalet jopublike, me financim 100% nga shteti. Që prej fillimit të financimit të paketës së transplantit të veshkave falas në 2015, kanë kryer transplantin 79 pacientë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb