TEPELENË

Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve në Tepelenë . Pas arrestimit të Andi Oruçi 18 vjeç, i cili  është dënuar me parë me kusht për vjedhje dhe për shitje të bimëve narkotike së bashku me Ledjo Bega, “BalkanWeb” mëson se personi i tretë i arrestuar është 19-vjeçari, Dejvi Dulaj.


Ndërkohë vijon puna për kapjen e personit të katërt, i cili dyshohet si i përfshirë në veprën  penale të vjedhjes.


Arrestimi i tyre është kryer gjatë një vëzhgimi intensiv të ndërmarrë nga policia e Tepelenës dhe tani të dy shtetasit do të gjykohen për rastet e vjedhjeve.


(N.M/BalkanWeb)