TIRANË- Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic do të vijë nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare, e ftuar nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Burime nga Kuvendi i Shqipërisë pohojnë se Meta do të presë të mërkurën paradite në një takim Gojkovic dhe delegacionin që e shoqëron. Pas takimit do të ketë edhe një prononcim të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb