NGA ANILA JOLE*

GREQI- Kisha greke shpreh gatishmërinë që të avancojë së bashku me shtetin grek në shfrytëzimin e pasurisë së Kishës, me kusht që të ardhurat që do të rezultojnë, të përdoren për pagesën e borxhit. Gatishmërinë e ka shprehur vetë kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Jeronimus, në intervistë për televizionin Skai.

Kryepeshkopi sqaroi se nuk i referohet shitjes së pasurisë së kishës, por shfrytëzimit të saj, me qëllim që të mbetet në duart e grekëve. Primati i kishës ortodokse greke tha se do të diskutojë për këtë çështje në kohën e duhur me kryeministrin Aleksis Tsipras. Dihet se Kisha greke ka një pasuri të konsiderueshme dhe deri më sot kishte favore tatimore nga ana e shtetit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: