Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan kërkoi që të përshpejtohet procesi i lëshimit të një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit izraelit “Chanel12”, kryeprokurori i GJNP-së, Khan i dërgoi kërkesë Dhomës së Inspektimit Paraprak Nr. 1 të GJNP-së në Hagë të Holandës.

Përveç Netanyahut dhe Gallantit, Khan kërkoi përshpejtimin e procesit të lëshimit të urdhër-arrestit edhe për kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Yahya Sinwar dhe liderin e Brigadave Izzeddin Kassam, krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, ndërsa kërkoi që nga kjo listë të hiqet Ismail Haniyeh i cili u vra në Teheran, kryeqyteti i Iranit.

Khan deklaroi se urdhër-arrestet ishin të pashmangshme pasi situata në Palestinë u përkeqësua dhe krimet vazhduan të kryheshin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb