GJIROKASTËR- Nga Gjirokastra, ku u mbajt analiza vjetore e prokurorive, kryeprokurori Adriatik Llalla ngriti shqetësimin e fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër ai lëshoi një mesazh të qartë në sajë të dekriminalizimit, se sipas tij çdo zyrtar i inkriminuar do të goditet.

Llalla pohoi se shkak i rënies së punës në prokuroritë e Gjirokastrës është kostoja financiare.
“Ka rënie të volumit të punës në prokuroritë e Gjirokastrës, kjo pasi problematika për shkak të kostos financiare. Konstatohet një rënie e volumit të punës në prokuroritë e qarku gjirokastrit, problematika që ndeshet në gjithë prokuroritë e vendit për shkak të boshllëqeve të krijuara ka sjellë pamundësinë e prokurorëve të rinj, problematikë qe nuk ka gjet zgjidhje për shkak të kostos financiare. Një ndër temat më shqetësuese në Qarkun e Gjirokastrës vijon të mbetet kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Procedimet penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe referime për këtë grup veprash penale është shumë i ulët. Ne do të bashkëpunojmë me media dhe qytetarët për këto lloj veprash.”, tha Llalla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: