TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me gazetarët që mbulojnë kronikën e zezë ose prokurorinë.

Ky është takimi i parë me gazetarët që pas marrjes së detyrës më 18 dhjetor, ndërsa vazhdimisht gjatë kësaj kohe gazetarët e kanë ‘akuzuar’ për mbylljen e Prokurorisë në lidhje me informacionin. Nga ana tjetër gjatë takimit të sotëm, kryeprokurorja është zotuar se do të jetë transparente duke kërkuar bashkëpunimin e gazetarëve.

“Do të jem transparente në punën time. Në punën time po zbatoj ligjet. Sesa profesionale jam në punën time do ta tregojë koha. Unë kërkoj bashkëpunim për çështje sensitive”, ka pohuar Prokurorja e Përgjithshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: