Ann Fransen, drejtuesja e prokurorisë federale belge, ka mbërritur në SPAK ku pritet të takohet me kreun e Prokurorisë Speciale, Altin Dumani.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, bën të ditur se prokurorja belge pritet të ketë takime edhe me prokurorët e tjerë të SPAK.

Gazetarja sqaron se autoritetet belge, bashkë me palën shqiptare, po hetojnë disa çështje lidhur me krimin e organizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb