TIRANE
Dënimi i Ervin Salianjit, me një vit burg, ka sjellë reagime të forta nga politikane të djathtë, figura të shoqërisë civile dhe profesioniste të fushave të ndryshme. I vetmi i cili nuk ka reaguar, deri më sot është Lulzim Basha.
Në kohën që Ervin Salianji filloi denoncimet ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, Lulzim Basha ishte në krye të PD-së. Dhe këtë kauzë, Lulzim Basha e ka përdorur për konsum politik ndaj Edi Ramës, dhe Fatmir Xhafajt.
Por që nga dita kur Ervin Salianji, u dënua nga Gjykata e Apelit, Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë reagim publik për të komentuar ngjarjen apo për solidaritet, as me zë, por as me shkrim në rrjetet sociale.
Edhe pse Ervin Salianji ishte në vijën e parë të denoncimeve ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, akuzat ndaj Fatmir Xhafajt u bënë nen siglën e Partisë Demokratike dhe në konsultim me ish-kryetarin Lulzim Basha.
Nuk kuptohet arsyeja se pse Lulzim Basha është fshehur gjate kësaj kohe, për të shprehur solidaritet me një nga ish- njerëzit me të afërt me të?
Ende mbetet i pakuptueshëm mosreagimi i Bashës, për vendimin e parë në Shqipërinë e pas 90-ës, që dënon një deputet të opozitës për kallëzim të rremë