Kryetari i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar Elisa Spiropalin për drejtimin e parlamentit shqiptar.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se është në pritje të bashkëpunimit midis dy Kombeve.

Postimi i plotë në Facebook

Kryetari i Kuvendit të Republikës së  Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, uron Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes.

“Urime znj. Elisa Spiropali për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në pritje të bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy Kuvendeve tona.”, shkruan Kryetari Gashi.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: