POGRADEC

Eduart Kapri, kreu aktual i bashkisë së Pogradecit ka dhënë një deklaratë për mediat pas konstituimit te këshillit bashkiak dhe betimit të kryetarit të ri Ilir Xhakolli.

Ai e cilësoi marrjen e pushtetit nga të majtët një dhunim për qytetarët. Kapri tha se nën drejtimin e tij janë ulur taksat dhe janë rritur të ardhurat, ndërsa shtoi se do jetë në detyrë deri në orët e pasdites.

“Sot qytetarët ndihen të dhunuar nga pushteti që i mori të gjitha. Ne kemi përgjysmuar borxhet. Edhe pse qeveria nuk na mbështeti, ne realizuam dhjetëra projekte. Jam munduar të jem qytetar si gjithë të tjerët. I kam shërbyer gjithkujt, pa dallime politike. Në këtë situatë politike, PD nuk mori pjesë në zgjedhje. Kam lënë një bashki ku janë ulur taksat dhe janë rritur të ardhurat. Do të jem në detyrë deri në orën 16:00″, tha Kapri.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb