TIRANE – Fjalimi i kryetares së FRESSH-it shkaktoi tërmet në rrjetet sociale, pasi nuk ishte e lehtë të kuptohej se për çfarë e kishte fjalën. Por çfarë kërkoi të thoshte 25-vjeçarja Joleza Koka, kur përmendi veshjen e festës së të shtunës mbrëma. Blendi Klosin në një klub me Getoarin. Rojet poshtë pallatit të Saimir Tahirit, apo shfaqjen e papritur të Erjon Veliajt në Teatrin Kombëtar?

Në një intervistë për “ABCnews”, Joleza Koka sqaron se fillimi i fjalimit i drejtohej një grupi të rinjsh që shkojnë nëpër festa, që kanë mundësi të flenë nëpër shoqe e shokë, apo veshin dy ditë të njëjtat rroba.

“Unë besoj shumë te demokracia dhe profilin tim në FB e kam lënë të hapur dhe mund të bëhet studim sociologjik dhe nëse një pjesë e njerëzve nuk e kuptuan se çfarë doja të thoja atë ditë, shumica e mesazheve dolën nga reagimet post takimit që ndodhi në sallën e PS, u adresohej të rinjve dhe flitej për anëtarësimin e të rinjve në forum. Ajo ishte hyrja e fjalimit dhe i drejtohej një grupi të rinjsh që shkojnë nëpër festa, që kanë mundësi të flenë nëpër shoqe e shokë, veshin dy ditë të njëjtat rroba dhe i drejtohej një grupi rinor që unë pretendoj të përfaqësoj dhe mesazhi ishte pas atij momenti”, – deklaroi kryetarja e FRESSH-it.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: