Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj në Mbretërinë e Bashkuar, u takua me Kryetarin e Dhomës së Lordëve, Lord McFall of Alcluith
Gjatë vizitës zyrtare në Londër, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali u takua edhe me Kryetarin e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, Lord McFall of Alcluith, me të cilin diskutoi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar mes dy vendeve.
“Shqipëria qe kryefjala e një dite të bukur e produktive në Londër.”, shprehet znj. Spiropali në një shënim në rrjetet sociale.