Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua sot në Presidencë me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional midis Presidencës dhe Kuvendit.

Gjithashtu, njofton zyra e shtypit e Kuvendit, në takim është vënë theksi edhe mbi rëndësinë e përgatitjes të institucioneve për përshpejtimin e procesit të negociatave dhe avancimin drejt Shqipërisë europiane, duke nisur me Grupkapitullin e I-rë të Kapitujve “Themeloret”.

Elisa Spiropali vizitoi sot presidentin Bajram Begaj, në kohën që në Parlament kishte tensione, ndaj dhe versionet për arsyen e takimit ishin të shumta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb