Fillimi shumë i dobët i sezonit nga ana e Real Madridit ka vendosur në pikëpyetje të madhe të ardhmen e Zinedin Zidan, që u afrua vetëm pak muaj më parë për të rikthyer shkëlqimin te skuadra kryeqytetase. Por humbja 3-0 në Champions ndaj PSG ka tronditur seriozisht pozitat e francezit dhe, sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Ksabi Alonso mund ta zëvendësojë Zidanin.

Ndërkohë, Zhoze Murinjo është bërë mënjanë. Pavarësisht zërave të fortë që e shikonin të shpejtë një rikthim të tij në Madrid, portugezi ka deklaruar se aktualisht Reali e ka një trajner dhe se ai nuk ka ndërmend të ulet në stolin e “los blancos”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb