NGA FATMIRA NIKOLLI

Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, njofton në vigjilje të Samitit të Diasporës në Tiranë se po përmbushet amaneti i eruditit të letrave shqipe dhe ambasadorit më të spikatur të diplomacisë shqiptare, Faik Konicës.

“Librat e tij të ruajtura me shumë dashuri nga Katedralja e ‘Shën Gjergjit’ dhe ‘Biblioteka e Fan Nolit’ në Boston do të jenë tashmë pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare. Falënderoj At Artur Liolin, Agron Alibalin dhe Katedralen e Shën Gjergjit për kujdesin ndaj veprës së Konicës dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare”, shkruan Bushati, duke shtuar “MPJ – Një shërbim i jashtëm në funksion të përmirësimit të imazhit të vendit dhe jo një diplomaci memece”.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: