DURRËS

Hetimet për vrasjen e 27 prillit në Durrës kanë marrën një kthesë të madhe për shkak se implikojnë vëllezërit Haxhia në grabitjen e Rinasit.

Besmir dhe Viktor Haxhia siç raporton gazetarja Klodjana Haxhiaj kanë strehuar një nga autorët e grabitjes së Rinasit më 9 prill të 2019, ku u vodhën 4.6 milionë euro të cilat do të shkonin nga Tirana në Vjenë.

Mësohet se vëllezërit Haxhia kanë pasur dijeni për paratë e grabitura nga Admir Murataj që nuk arriti të dalë gjallë nga ajo ditë apo Çalat e Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb