TIRANE-Policia ka referuar materialet në Prokurori për një 34-vjecar nga Tirana me inicialet A.RR, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij bar kafe në Yrshek iu gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri, ku organizohen lotari pa leje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.RR, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Yrshek, në rrugën “28 Nentori”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij bar-kafe, iu gjet e sekuestrua një tavolinë pokeri, ku organizohen lotari, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.


(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: