Ish-presidenti Bujar Nishani aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD ka vendosur të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në loto mensën në Qyteti Studenti”.

Në një njoftim për mediat të PD, ish-presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.
Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish-presidentit është pronar i ish-mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet lotoje aty.

Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish-presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.

Certifikatat e pronësisë

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb