Në fillim u duk si një nga zërat e merkatos që në këtë periudhë qarkullojnë me shumicë. Por në të vërtetë, rikthimi i Gianluigi Buffon te Juventus është shumë pranë. Kjo pasi të gjitha palët e duan diçka të tillë. Si fillim Maurizio Sarri, që kërkon të ketë në krah përveç Chiellini dhe Bonucci edhe një tjetër legjendë të “Zonjës së Vjetër”. Me këtë treshe në skuadër, tekniku do ta kishte më të lehtë të largonte skepticizmin e tifozëve juventinë që vazhdon të jetë i madh.

Gianluigibuffon Cropped Xuz7bgp8wzo7156sneljjp3v2
Gianluigibuffon Cropped Xuz7bgp8wzo7156sneljjp3v2

Edhe klubi do të fitonte shumë në aspektim financiar dhe gjithshtu moral. Largimi i Buffon nuk u prit mirë, ndërsa me rikthimin e tij për një tjetër sezon, “Zonja e Vjetër” ka mundësi t’i rezervojë atij një lamtumirë të denjë, përpara se t’i japë një post në stafin drejtues të klubit. Sa i përket financave, portieri ka pranuar të jetë zëvendësi i Szczesny si dhe një ulje të ndjeshme të pagës sezonale, nga 4 milion euro që fitonte te Paris SG në 2.5 milion euro.

Buffoncover
Buffoncover

Rikthimi te Juventus kërkohet me ngulm edhe nga vetë Buffon, i cili kërkon të vendosë një rekord në futbollin italian. Bëhet fjalë për numrin e ndeshjeve në Serie A, që mbahet nga Paolo Maldini me 647 prezenca. Deri tani, portieri numëron 640 ndeshje në elitën e futbollit italian dhe ky rekord do t’i lejonte të mbyllte karrierën në mënyrën më të mirë të mundëshme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: