Leo Messi është kthyer të bëj protagonistin në mediat spanjolle të cilët kërkojnë të zbardhin të ardhmen e tij. “Pleshti” argjentinas është i lidhur me Barçën, klub që i ka qëndruar pranë në të mirë dhe në të keq, dëshira e tij mbetet fikse, kërkon të mbyll karrierën pikërisht në Barcelonë:


Sport
Sport

“Gjithnjë kam ëndërruar që një ditë të luaj për Newell’s, por shpesh duhet të mendosh për familjen, e cila është gjëja më e rëndësishme. Për këtë arsye ideja jonë është të jetojmë përgjithmonë në Barcelonë, të mbyll karrierën këtu”, shprehet Messi duke vijuar: “Kjo dëshirë ka të bëj mbi të gjitha për mënyrën se si më trajtojnë këtu. Ndihem mirë në qytet, fëmijët e mi gjithashtu, nuk dua që ata të jenë të detyruar të largohen nga miqtë.


Mundo
Mundo

Rinovimi? Për momentin nuk ka asgjë të re por gjithnjë kam qenë i hapur për tratativa. Nëse më dëshirojnë akoma, ideja ime nuk ka ndryshuar asnjëherë, është e njëjta, dëshiroj të qëndroj këtu”, theksoi Messi duke bërë që tifozët e Barcelonës të qëndrojnë të qetë, e tashmja dhe e ardhmja e tij lidhen vetëm me Barçën.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: