NGA YLLI DYLGJERI*

Skandal me prostitutë në Brazil!?
Kjo është akuza që i erdhi dje Ministrit të Jashtëm Bushati nga Ish Kryeministri Berisha. Shypi dhe portalet e kanë pasqyruar këtë “akuze skandali” pa shumë detaje, dhe me paqartësi faktesh. Nisur nga sa jam informuar si lexues, mendoj se ka pak nxitim për tu quajtur skandal seksual.

Ku është skandali?
Kërkohet një verifikim serioz për ta quajtur Skandal! Nuk kemi ende informacion të mjaftueshem për të gjykuar. Njëheresh, as pamje të “Skandalit”. Sigurisht ketu nuk kemi të bëjmë me abuzim në detyrë, sepse braziliania nuk ka kërkuar të bëhet diplomate në Ministrine e Jashtme, as të asistoje Reformen në Drejtësi. (tjeter eshte skandali Shukri)

Ndaj vetem Apriori, mund ta komentoj lajmin pas këtyre pak akuza të hedhura në publik deri tani.
Pyetjet janë :
Nëse femra është prostitutë bordelloje, apo një vajze rruge? Nëse është një punetore me pagese seksi, dhe jemi ne kushtet e aktivitetit të ligjshem apo jo? Ne Brazil prostitucioni është aktivitet legal e i ligjshem. Pyetja qe shtrohet me tej është:
Ka paguar zoti Bushati për defrimin apo jo? Nese ka paguar, është në rregull me detyrimet. Nese s’ka paguar, atëhere duhet të pergjigjet sipas ligjeve braziliane të qefit. Kjo vërtetohet nga fatura. Një tjetër shkelje do të quhej edhe nëse faturën e ka futur si shpenzime udhetimi (pa titull) të llogaria e Ministrit. Gjë që është e vështire të bëhet. Por nëse është pagesë nga xhepi dhe nga qefi, s’ka kurgjë për tu skandalizuar. Këtu për më shumë mund të futet investigimi.

Në fund, Ministri ka edhe jete private.
Pas Ministrit dhe protokollit Ministror të takimeve, fillon individi dhe mashkulli Bushati. Skandal do të ishte nëse Bushati do te kish ngacmuar apo dhunuar ndonje femer braziliane dhe kjo do ish ankuar ose ishte identifikuar nga media. Por nëse Bushati ka shkuar në dyqanin apo te Dritat e kuqe (në Shtepine e qefit) kjo është njësoj si të blinte nje palë këpucë në Supermarket.
Ne fund, pasojat e tjera morale,
z. Bushati i sqaron dhe përgjigjet në familjen e tij sociale dhe jo në atë politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: