Nënkryetari i parlamentit Agron Gjekmarkaj, kërkon një reagim të ndërkombëtarëve për situatën e tensionuar sot në Kuvend, ku pati edhe përplasje mes deputetëve dhe policisë.

Gjekmarkaj thotë se policia është futur në parlament si në shtetet që sundohen nga juntat, duke cënuar integritetin e parlamentarëve. Në reagimin e tij thuhet se “një polici e keqpërdorur iu tregoi armën deputetëve të opozitës”.

“Ku janë ambasadoret?

Sot ndodhi ajo që nuk imagjinohej! U kalua çdo kufi i ligjit i cili mbet si kufomë në oborrin e Kuvendit të Republikes! Policia, forcat e nderhyrjes së shpejtë u futen si në shtetet që sundohen nga juntat në oborrin e kuvendit duke cenuar integritetin e deputeteve ! Atyre , atij  deputetit Luan Baçi një polici  e keqperdorur  u tregoi armet! Policia kunder deputeteve është perdorur nga Pinoçeti kunder deputetëve kilianë!

Një garde lepe peqe e Qeverise po ashtu keqtrajtoi deputeten  Elda Hoti ! Një rregullore dhune e miratuar dhunshem ka denuar opoziten të gjithen që mos të ketë pluralizem!

Çfarë duhet të ndodhë që ambasadoret të flasin pikerisht për atë që kanë per zemer, ligjin, kushtetuten, demokracinë, tolerancen, liberalizmin, integrimin? Kur do të flasin neser?

Agron Gjekmarkaj

Nën Kryetar i Kuvendit”, shkruan Gjekmarkaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb