Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh të shkrimtarit Jozef Radi, i cili ka postuar foto nga manifestimi i 2 marsit dhe ndër të tjera thotë se “dritat e vogla janë premisa për shpresa të mëdha”.

Meta thekson se secili prej nesh, duke dhënë një dritë të vogël, i jep një shpresë të madhe vendit.

“Një mesazh i mrekullueshëm i Jozefit, për çdo qytetar të këtij vendi.

Secili nga ne, duke u bërë një dritë e vogël, i jep vendit një shpresë të madhe për ta bërë të sigurtë ëndrrën tonë për një Shqipëri si gjithë Europa! ????

SË BASHKU PËR PRANVERËN KUQEZI! ??

#PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??”, shkruan Meta.

  • foto galeri

Mesazhi i shkrimtarit Jozef Radit:

Ku ka drita… ku ka shumë drita të vogla… ka edhe shpresa të medha! Besojuni dritave të vogla, vetveteve dhe e nesërmja ka per te qene me diell…

I përqafoj të gjithe ata që besojne se janë drita të vogla për një të nesërme te përbashkët…

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb