Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka udhëtuar sot nga Aeroporti i Tiranës, me sa mësohet për në Itali. Detajet e plota të itinerarit janë të paqarta, megjithatë një gjë është e sigurt, ajo do të kthehet prapë në Tiranë.

Ajo bashkë më të ëmën kanë zgjedhur të kalojnë mes pasagjerëve të shumtë të cilët janë surprizuar nga prania e këngëtares së muzikës pop në aeroport.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fansat dhe pasagjerët u entuziazmuan nga prania e Bebe Rexhës, e cila i takoi dashamirësi. Bebe Rexha, e njohur gjithmonë për thjeshtësinë e saj, u shfaq e lumtur mes pasagjerëve shqiptarë por edhe mes shumë turistëve të huaj të cilët udhëtuan nga ky aeroport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb