Në Vlorë e Fier, ku Vjosa ka shkaktuar dëme të mëdha kemi parë prej dy ditësh edhe kryeministrin e vendit Edi Rama. Pas inspektimeve në zonat e rrezikut, sot ai ka parë nga afër edhe ambientet e Pallatit të Sportit në Vlorë, bashkë me kryebashkiakun Dritan Leli.

Pikërisht me këtë të fundit Rama nuk i kurseu batutat i nxitur nga kërkesat e basketbollistit Viktor Papavangjeli.

“Do ta gjuajmë një personale bashkë”,- dëgjohet kryeministri, ndërsa Papavangjeli e këshillon të mbajë afër kryebashkiakun Leli.

“Ku ta mbaj më afër, vetëm po ta marr në shtëpi”,- i kthehet Rama duke qeshur, në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti.

Gjatë pritjes për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku Leli u vu në qendër të vëmendjes mediatike, pasi u tregua tejet i ekzaltuar teksa fliste për Ramën, të cilin e cilësoi edhe si burim frymëzimi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: