Zelanda e Re ka siguruar një biletë për në Botëror. Kjo kombëtare ia doli që të triumfojë pastër 0-3 ndaj Kaledonisë së Re, në takimin e luajtur në Eden Park (Auckland).
Sa i takon autorëve të golave, Boxall realizoi të parin në minutën e 61-të, ndërsa Barbaroueses dyfishoi shifrat, në të 66-tën. Në të 80-tën, kishte kohë edhe për Just.
Vlen të theksojmë se për herë të parë Oqeania ka patur një vend të rezervuar në kualifikimet për Botëror.